Deputetja e LDK-së, Hikmete Bajrami ka publikuar një rezolutë që u propozua në Kuvend nga debati i sotëm për kufizimin e rritjes së çmimeve.
Bajrami shkroi se me miratimin e kësaj rezolute do të lehtësohet jeta e qytetarëve.
“LDK kërkon që sot të votohet kjo rezolutë, për të lehtësu jetën e qytetarëve”, shkroi Bajrami.
“1.Të reduktohet akciza dhe norma e TVSH-së për derivate, për tre (3) muaj, me mundësi vazhdimi të masës edhe për tre (3) muaj tjerë, varësisht nga zhvillimiet në tregjet ndërkombëtare. 2. Të zgjerohet lista e produkteve të domosdoshme me normë të reduktuar të TVSH-së për tre (3) muaj, me mundësi vazhdimi të masës edhe për tre (3) muaj tjerë, varësisht nga zhvillimet në tregjet ndërkombëtare”, thuhet në rezolutën e LDK-së.