Syla thumbon Muratin: Mund me e hongër edhe hekurin, por karrierën politike nga sot e ka të kryme

Syla thumbon Muratin: Mund me e hongër edhe hekurin, por karrierën politike nga sot e ka të kryme

Analisti politik dhe gazetari, Valon Syla, ka komentuar postimet që së fundmi iu shpërndanë ministrit të Financave, Hekuran Murati, e ku më 2016 ai fliste me një gjuhë përbuzëse dhe të rëndë ndaj veteranëve të UÇK-së.

Sipas Sylës, Murati tanimë e ka të përfunduar karrierën politike.

“Hekuran Murati mundet me honger edhe hekurin, por sa i përket karrierës politike, me ditë të sodit e ka të kryme”, ka shkruar Syla.

Ndryshe, PSD mirëpo edhe akterë nga parti të tjera opozitare kanë nisur me kërkesat e tyre për shkarkimin e ministrit Murati.

Related Articles