Samiti i NATO-s bëri bashkë liderët botërorë në Madrid të Spanjës, teksa u mbajt nën hijen e pushtimit rus të Ukrainës.
Por, ajo që mori vëmendjen e këtij organizimi ishte që liderët u shërbyen me sallatë ruse, ushqim ky i kudogjetur në baret dhe restorantet në Spanjë, shkruan The Guardian.
Zyrtarët ndërkombëtarë dhe gazetarët u hutuan kur panë në vendngjarjen e samitit se sallata – një kombinim i patateve, majonezës dhe perimeve të njohura si “ensaladilla Rusa” – e cila shitej si “sallatë me patate në stilin rus”.
”Sallata ruse në një samit të NATO-s? Jam pak i befasuar nga kjo zgjedhje e pjatës”, tha gazetari Iñaki López për median spanjolle La Sexta.
Mirëpo, pas pushtimit rus kjo paragjellë ndërroi emër nga sallatë ruse në sallatë tradicionale.
Kuzhinieri spanjoll José Andrés shkoi një hap më tej, duke shtuar bukë domate dhe duke e quajtur gjellën sallatë ukrainase në shenjë solidariteti në darkën që ai koordinoi për vizitën e ministrave të mbrojtjes dhe të jashtëm të martën.
Ishte një zgjatje e një riemërtimi që filloi muajin e kaluar kur Andrés njoftoi se do të ndryshonte emrin e pjatës në të gjitha restorantet e tij, duke u bashkuar me një valë baresh dhe restorantesh që e kishin bërë këtë muajt e fundit.
Ndër të parët ishte Mesón Martín, një restorant në qytetin verior të Zaragozës.
”Miq, ne kemi vendosur të ndryshojmë emrin e sallatës së famshme”, njoftoi restoranti në rrjetet sociale në fund të shkurtit.
”Nga sot, sallatën e Kievit do ta gjeni në menunë tonë, në solidaritet me popullin e Ukrainës”.
Nuk është hera e parë që ushqimi kryesor spanjoll – i kredituar nga shumë për kuzhinierin italo-britanik Charles Elmé Francatelli – bie pre e politikës.
Gjatë diktaturës së Francisco Frankos, baret dhe restorantet shpesh ndryshuan emrin në ‘ensaladilla nacional’, ose sallatë kombëtare, për të mos u lidhur me shpërndarjen e propagandës pro-komuniste.
Gjithashtu nuk është hera e parë që ushqimi përfundon si peng diplomatik.
Në vitin 2003, patate të skuqura dhe bukë e thekur u riemëruan “patate të skuqura liri” dhe “dolli të lirisë” në kafeteritë e Kongresit të SHBA nga republikanët, të zemëruar me kundërshtimin e Francës ndaj pushtimit të Irakut