Chelsea ka bërë një ofertë me para të gatshme për mbrojtësin e Manchester Cityt, Nathan Ake.
Blutë janë të etur për të shtuar pak forcë dhe emra të rinj në mbrojtjen e tyre këtë verë pas largimit të Antonio Rudiger.
Ylli holandez i Cityt, Ake është një nga emrat me të cilët Blutë janë lidhur së fundmi.
Sipas faqes Football.London, Chelsea ka bërë një ofertë zyrtare për mbrojtësin Ake.
Blutë thuhet se u kanë paraqitur Cityt një ofertë prej 30 milionë funtesh apo 35 milionë euro për qendërmbrojtësin holandez.
Ake nuk është emri i vetëm që pëlqehet nga drejtuesit e Bluve, pasi ata duan edhe Raheem Sterlingun për sulmin e tyre.