Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur se çfarë qëndrimi ka ai rreth një statusi të ministrit të tij, Hekuran Murati, rreth çështjes së veteranëve.
Kurti tha se ai është kryeministër e jo komentues, teksa shtoi se prioritet e ka çështjen e të pagjeturve.
“Komentues ka pafund, kryeministri i Kosovës qeverisë me vendin për çështjet madhore. Çka shkruajnë komentuesit për komentimet e para shumë viteve nuk mund të jenë temë as prioritet për mua”, është shprehur Kurti.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, në profilin e ministrit Murati nuk ka ekzistuar statusi për të cilin tash e disa ditë është bërë temë në vend