Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike sot ka hedhur në votim listën fillestare të dëshmitarëve që do të ftohen për intervistim.
Kryetari i këtij Komisioni Hajdar Beqa, ka thënë se ka dakordim paraprak që në fazën e parë të ftohen të gjitha kryesuesit e Bordeve në çdo nivel, ministra të linjës dhe këshilli ndërministror.
Kurse, pika për shqyrtimin e CV-ve të ekspertëve është shtyrë për një mbledhje tjetër.