Murati: Ju kërkoj ndjesë të gjithë luftëtarëve të UÇK-së dhe familjeve të tyre

Murati: Ju kërkoj ndjesë të gjithë luftëtarëve të UÇK-së dhe familjeve të tyre

I përulem sakrificës së secilit dëshmor e kontributit të secilit ushtar të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në rrjetin social në Facebook Murati shkruan disa fjalë për veteranët dhe ju kërkon ndjesë të gjithë luftëtarëve të UÇK-së dhe familjeve të tyre.

Ky është qëndrimi im.Shkrimet e para disa viteve kanë qenë nga mllefi me ata që asokohe me fryrjen e listave për përfitime financiare e politike po shtrembëronin historinë e luftës dhe të vërtetën tonë kolektive.

Ju siguroj se ato shkrime nuk kanë pasur synim ofendimin ndaj ushtarëve dhe dëshmorëve. E pranoj që gjuha e përdorur atëherë ka qenë e gabuar, prandaj ju kërkoj ndjesë të gjithë luftëtarëve të UÇK-së dhe familjeve të tyre.

Related Articles