Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka komentuar kërkim faljen e Muratit që sipas tij është e pavlefshme.
Sipas Molliqajt, pendimi i vërtetë është vetëm dorëheqja e tij.
Krahas kësaj, Molliqaj shkruan se protesta do të vazhdojë për shkarkimin e tij nga Ministria e Financave.
Pendimi i vërtetë është dorëheqja.
Shihni kalendarin: dy dite reagime në rritje dhe dy orë pas thirrjes së protestës, ministri Murati reagon. Tepër vonë për të qenë e sinqertë. Çdo kërkim falje ka qëllim amortizimin e revoltës. Dhe ruajtjen e vetës, kuptohet.
Presioni nuk pranohet. Protesta vazhdon.