Ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli është takuar me presidentin e Amerikës, Joe Biden.
Këtë e ka bërë të ditur vet ai, përmes një shkrimi në “twitter” ku thotë se ndjehet krenar për lidhjen unike që ka Kosova me Amerikën.
Dugolli shkruan se është i përkushtuar për të thelluar edhe më shumë marrëdhëniet Kosovë-ShBA.
Shkrimi i plotë i tij:
“Krenar për lidhjen unike mes dy vendeve tona.Mirënjohës që miqësia e qëndrueshme mes popujve tanë përcaktohet dhe ushqehet nga vlera të përbashkëta.Të përkushtuar për të thelluar më tej marrëdhëniet Kosovë -SHBA dhe avancimin e prioriteteve tona të përbashkëta”, ka shkruar ambasadori Dugolli.