Sport Club “Gjilani” është duke u përgatitur maksimalisht për ndeshjet në garat evropiane, por edhe për edicionin e ri.
Klubi gjilanas ka qëndruar në Ohër të Maqedonisë së Veriut ku e ka zhvilluar fazën përgatitore, kurse tashmë “kuqebardhët” janë duke i mbushur ‘bateritë’ në Gjilan.
Skuadrës gjilanase në këtë afat kalimtar i është larguar Gerhard Progni i cili në të gjitha ndeshjet e ka mbajtur shiritin e kapitenit, gjithashtu edhe kapiteni i parë Ylber Kastrati i ka dhënë lamtumirë futbollit aktiv.
Gazeta Enigma mëson se tashmë kapiten i skuadrës do jetë mesfushori i mirënjohur shqiptar, Besar Musolli.
Musolli i është bashkuar gjilanasve në vitin 2020.
Kujtjomë që më parë Musolli ka mbrojtur edhe ngjyray e Kukësit dhe klubit tashmë të shuar, Hysi.
/GAZETA ENIGMA/