Vëllai rrah motrën 26-vjeçare në Mitrovicë, ajo shkon në strehimore

Vëllai rrah motrën 26-vjeçare në Mitrovicë, ajo shkon në strehimore

Rastet e dhunës në familje sa vijnë e shtohen çdo ditë e më shumë në vendin tonë. Zakonisht viktima janë gratë të cilat përjetojnë dhunë psikike e fizike kryesisht nga familjarët e tyre, të cilët pa hezitim i rrahin ato.

E një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00 në rrugën “Sami Gashi” në Mitrovicë, ku një 26-vjeçare ka denoncuar në Polici vëllain e saj për të cilin thotë se e ka rrahur.

Sinjali mëson se dyshohet se gjithçka ka ndodhur në shtëpinë e përbashkët, ku pas një fjalosjeje, vëllai e kishte sulmuar fizikisht me shuplaka motrën e tij.

Para hetuesve 25-vjeçari ka deklaruar se gjithçka ka ndodhur për shkak se motra e tij kishte dalë të shëtisë pa lejen e familjarëve.

Me vendim të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’, ndërsa 26-vjeçarja ka kërkuar që të dërgohet në strehimore.

Related Articles