Pas nëntë muajsh në arrati, Lundrim Beqiri, i shpallur në kërkim për vrasjen e 25-vjeçarit Albert Muja, më 30 tetor 2021 në Mitrovicë tashmë ka rënë në prangat e Policisë, mëson Gazeta Sinjali.
Burimet kanë bërë të ditur se 22-vjeçari Lundrim Beqiri, është arrestuar nga Policia dhe pas ndalimit, ndaj tij pritet të bëhet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.
Ai u shpall në kërkim më 1 dhjetor 2021 dhe për muaj të tërë Policia s’rriti të bie në gjurmët e tij.
Përveç Lundrimit, për këtë rast dyshohet edhe shoku i tij, Ardit Zymberi, i cili u dorëzua te organet e rendit, disa ditë pas ngjarjes.