Babai i Kristjan Asllanit, Gentiani dha një intervistë për “Abc-ja e mëngjesit”, ku rrëfeu detaje se si i biri u bë pjesë e Interit.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare shënoi një hap të rëndësishëm në karrierën si sportist, paraqitjet e të cilit me Empolin tërhoqën vëmendjen e skuadrave të mëdha.
Akordi mes Interit dhe Empolit për mesfushorin e Kombëtares shqiptare është arritur për një shumë prej 14 milionë eurosh.
Gentiani tregoi se Kristjani ka filluar të merret me sport që në moshën 5 vjeçare dhe se asokohe paguante 300 euro një person që ta çonte të birin te furgoni i Empolit.