Kryetari i Skënderajt, Fadil Nura, ka shkuar në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë, për ta vizituar ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli.
Nura postoi në Facebook një foto nga Haga, duke shkruar për “moralin e lartë” të ish-bashkëluftëtarëve të tij.
Nura tha se ata ishin me shëndet të mirë.
“Nga vizita te ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentari Kadri Veseli dhe shokët tjerë të luftës, si heronj të gjallë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Hagë, për të qenë afër dhe për të parë moralin e tyre të lartë me një shëndet të mirë, duke besuar shumë se e drejta është në anën e tyre dhe luftës sonë çlirimtare”, shkroi ai.