Sulmi në Kopenhagë: 22-vjeçari i dyshuar për rastin del para gjykatës

Sulmi në Kopenhagë: 22-vjeçari i dyshuar për rastin del para gjykatës

Një 22-vjeçar i dyshuar për vrasjen e tre personave në një qendër tregtare në kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhagë, është akuzuar për vrasje, dhe sot ka dalë para gjykatës.

Dy shtetas danezë, të dy të moshës 17-vjeçare dhe një shtetas rus 47-vjeçar u vranë në sulmin e së dielës.

Policia tha se i dyshuari kishte probleme me shëndetin mendor dhe se nuk ka të dhëna për një motiv terrorist.

Ai kishte një pushkë dhe një thikë dhe të shtënat e tij ishin të rastësishme – “jo i motivuar nga gjinia apo ndonjë gjë tjetër” – thanë ata.

I dyshuari doli para gjykatës me një bluzë blu i shoqëruar nga tre oficerë të armatosur rëndë, raportojnë mediat daneze.

Avokatët e të dyshuarit refuzuan që seanca të jetë e hapur për mediat, gjyqtari urdhëroi që pjesa tjetër e seancës të ishte me dyer të mbyllura. Gjyqtari gjithashtu vendosi që emri i të dyshuarit dhe i viktimave të mos bëhen të ditur.

Duke folur me gazetarët më herët të hënën, shefi i policisë Soeren Thomassen tha se ata besonin se i dyshuari, i përshkruar si “një danez etnik”, po vepronte i vetëm dhe nuk ndihmohej nga askush tjetër.

Ai shtoi se i dyshuari ishte i njohur për policinë, shkruan BBC.

Related Articles