Objekti i një diskoteke, që gjendet në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj, është sulmuar me breshëri plumbash, të dielën.
Sipas burimeve të televizionit, në drejtim të lokalit u shkrepën rreth 30 plumba e përafërsisht 20 prej tyre e goditën objektin.
Nga gjithë këta plumba, të lënduar nuk pati, veçse organet e rendit po e hetojnë si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.
Pse e bënë këtë vepër, mbase do të tregojnë të dyshuarit kur të arrestohen, pasi deri tash, sipas prokurorisë, nuk dihen shkaqet e këtij akti.