Fitore Pacolli, deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje, ndër të tjera ka treguar se ku duhen lajmëruar lokalet që nuk shërbejnë ujë për klientët. Por që sipas saj, shërbimi i ujit nga ana e lokaleve nuk do të jetë problem, pasi siç thotë ajo, e kanë bërë edhe në të kaluarën.
“Në inspektorate komunale, në ministrinë e Shëndetësisë, pra kudo që informohen institucionet qendrore apo lokale, informata merret dhe kërkohet të merren masa ndaj lokalit, por prapë them që nuk e kanë problem të ofrojnë ujë, pasi kanë ofruar edhe më herët edhe s’besoj që nuk do ta bëjnë edhe tash”, ka thënë Pacolli në Edicioni Special.
“Unë isha në disa kafiteri dhe nuk e kishin problem të më ofronin ujë”, shtoi ajo.
Pacolli tha se janë duke punuar në projekte për vendosjen e shatërvanëve nëpër qytetet e vendit.
Në secilën qendër të qytetit të vendosen fontana me ujë. është kërkesë e bashkimit evropian dhe qytetet në të gjitha vendet e BE detyrohet të vendosin fontana”, ka shtuar ajo.