Një 29 vjeçar i Premierligës u arrestua për përdhunim: Ragip Xhaka thotë se Graniti është në pushime

Një 29 vjeçar i Premierligës u arrestua për përdhunim: Ragip Xhaka thotë se Graniti është në pushime

Babai i Granit Xhakës, Ragipi, në një bisedë për gazetën Nacionale ka konfirmuar se djali i tij vazhdon me pushimet dhe që nuk është lojtari që u arrestua në Londër me akuzat për përdhunim.

Gjatë ditës së djeshme është raportuar për një futbollist nga Londra, të moshës 29-vjeç që u arrestua me akuzat se ka përdhunuar një 20-vjeçare.

“Më 4 korrik, një pretendim për përdhunim të një gruaje rreth të 20-tave u raportua në polici. U raportua se përdhunimi i supozuar ka ndodhur në qershor të vitit 2022”, shkruhej në komunikatën e policisë.

E pas kësaj komunikate, nisën raportimet që lojtari në fjalë luan për Arsenalin, por duke mos u shfaqur identiteti.

Kështu, duke shikuar moshën e lojtarëve të Arsenalit, tre prej tyre janë 29 vjeç pra Granit Xhaka, Thomas Partey dhe Mohamed Elneny.

Sidoqoftë, në një bisedë për Nacionalen, babai i Xhakës ka konfirmuar se djali i tij është në pushime.

Jo more çfarë, Granit Xhaka është shumë mirë, si molla, është në deti tash. Po çka na intereson neve çka shkruajnë gazetat, mos i lexoni ato. Graniti është shumë mirë”, tha fillimisht ai.

Pastaj shtoi: “Çka na intereson neve çka bëjnë njerëzit more, ajo pjesë nuk na duhet fare”, nënvizoi Ragip Xhaka.

Ndërkohë, përpos yjeve të Arsenalit, gjithashtu është i dyshuar është edhe mbrojtësi i Tottenhamit, Ben Davies.

Si ndodhi arrestimi i futbollistit në fjalë?

Siç raporton mediumi anglez “The Sun”, futbollisti në fjalë është arrestuar në ora 03:00 të mëngjesit, ku gjashtë policë i shkuan në shtëpi derisa ky i fundit ishte në gjumë.

Sidoqoftë, një burim për këtë medium ka deklaruar se klubi dhe bashkëlojtarët janë në dijeni për arrestimin e lojtarit dhe kanë mbetur të befasuar.

“Akuzat janë të një serioziteti maksimal. Drejtuesit e klubeve janë të habitur për këtë. Lojtari duhej të ishte në një turne parasezonal. Ai tani nuk do të udhëtojë me të tjerët”.

“Ligji duhet të lejohet të diktojë se çfarë do të ndodhë më pas. Kolegët e lojtarit janë absolutisht të habitur për këtë. Është një goditje me çekiç për klubin, por policia duhet të bëjë punën e saj”.

Related Articles