Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë vazhdimin e seancës plenare, me pikat e papërfunduara nga seancat që u mbajtën më 16, 22, 23, 30 qershor dhe 1 korrik 2022.
Në njoftim thuhet se seanca do të fillojë nga ora 13:00. Në mesin e pikave është votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-108 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave.
Më poshtë e keni rendin e plotë të ditës:
Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 16, 22, 23, 30 qershor dhe 1 korrik 2022:
Shqyrtimi i Raportit vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021,
Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021.
Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 30 qershor dhe 1 korrik 2022:
Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-108 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave,
Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2021,
Shqyrtimi i Mocionit për shkarkimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,
Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave.