Lojtari serb i kundërshtarit të Ballkanit pas skandalit e bën privat profilin në Instagram

Lojtari serb i kundërshtarit të Ballkanit pas skandalit e bën privat profilin në Instagram

Është raportuar gjatë ditës së sotme për një skandal të futbollistit serb, Ivan Tatomiroviq që luan te Zalgiris, kundërshtar i Ballkanit sonte në rrethin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

“Sport.srbija1” ka publikuar në Instagram pamjet e stërvitjes së Tatomiroviqit me Zalgiris në stadiumin “Fadil Vokrri” teksa kanë shkruar se ai do të luajë kundër Ballkanit në të “ashtuquajturën Kosovë”, duke shkaktuar një skandal të madh.

“Mbrojtësi ynë Ivan Tatomiroviq do të luajë me lituanezët e Zalgiris në ndeshjen kundër Ballkanit, në të ashtuquajturën Kosovë”, thuhet në postimin skandaloz të profilit në fjalë, raporton Demokracia.com.

Ivan Tatomiroviq këtë postim e ka shpërndarë në llogarinë e tij në Instagram.

Disa orë pasi lajmi bërë bujë gjithandej në mediat kosovare, Tatomiroviq e ka bërë privat llogarinë në Instagram.

Zalgiris në mesin e futbollistëve ka edhe një serb tjetër në skuadër. Bëhet fjalë për Nemanja Ljubisavljeviq.

Ndeshja mes Ballkanit dhe Zalgiris luhet sonte me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Related Articles