Një burrë nga Teksasi që do të ekzekutohej në më pak se dy javë, ka kërkuar t’i shtyhet ekzekutimi në mënyrë që të mund t’i dhurojë veshkat.
Ramiro Gonzales, 39 vjeç, i cili do të vdesë nga injeksionin vdekjeprurës më 13 korrik, ka paraqitur kërkesa zyrtare për të shtyrë ekzekutimin e tij në mënyrë që të mund të sigurojë dhurimin e veshkës për dikë që ka nevojë urgjente për transplant, shkroi të martën The Guardian.
“Si mund ta kthej jetën – mendoj se kjo mund të jetë ndoshta një nga gjërat më të afërta për ta bërë këtë,” tha Gonzales.
Avokatët e Gonzalesit kërkuan një pushim prej 30 ditësh nga guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, dhe një pezullim të veçantë 180-ditor nga bordi i faljeve dhe lirimeve me kusht të Teksasit, duke përmendur dhurimin e veshkave.
Gonzalez ka gjithashtu një grup të rrallë gjaku, i cili mund të ndihmojë ata që kanë vështirësi të gjejnë organin e përshtatshëm.
Departamenti i Drejtësisë Penale në Teksas i lejon njerëzit e burgosur të dhurojnë organe.
Gonzales po vuan dënimin me vdekje pasi qëlloi për vdekje 18-vjeçarin Bridget Townsend, 18 vjeç më 2001.