Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, teksa hedh kritika mbi sistemin e drejtësisë në Kosovë, i krahason prokurorët dhe gjyqtarët e Kosovës me sistemin e Millosheviqit.
Për Bashën prokurorët dhe gjyqtarët e Kosovës që i shërbejnë individëve e jo drejtësisë, janë më të këqinj sesa ata të kasapit të Ballkanit, Millosheviqit.
Deputeti Dimal Basha, ka përmendur disa raste në të cilat sipas tij ka dështuar drejtësia dhe secilin prej tyre e krahason me sistemin e Millosheviqit.
Tutje ai thotë se sistemi i drejtësisë kontrollohet nga bandat.
Postimi i plotë: