Sali Berisha e ka dënuar me tone të ashpra gjenocidin në Srebrenicë nga Foltorja e Kuvendit të Shqipërisë.
Nga njëra anë ai ka përshëndetur rezolutën e propozuar nga mazhoranca në të cilën dënohet gjenocidi i Srebrenicës, por nga ana tjetër i ka akuzuar se po “mbrojnë” Vuçiqin dhe Millosheviçin.
Sipas tij, rezoluta është hartuar “me zemër të thyer.”
Berisha theksoi se Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq duhet të gjykohet në Hagë për krime lufte.
Berisha: Gjenocidi si forma më e urryer, më e rëndë e krimeve kundër njeriut dhe njerëzitmit nuk mund të mos më sillte këtu për ta dënuar me forcën më të madhe barbarinë serbe ndaj popullit boshnjak dhe barbaritë serbe në rajon. Pasi refuzuat një rezolutë të paraqitur nga opozita një muaj më parë, ju sollët një rezolutë të cilën unë e vlerësoj për sak ohë dënon gjenocidin. Por rezoluta juaj është një rezolutë e njerëzve me qëndrim të dyfishtë. Nga një anë dënoni gjenocidin, por nga ana tjetër fshihni me qëllim ideologun, arkitektin e gjenocidit në Bosnje Sllobodan Millosheviçin dhe si vëllun e Ramës, Vuçiq. Por si mund ta bëni ju këtë? Në gjithë mediet e botës ekziston deklarata në Parlament por dhe në Bosnje Vuçiqi cili zotohet se për çdo serb të vrarë do vriten 100 myslimanë. Vuçiq ka vetëm një vend dhe ai është Haga. Ju jo vetëm nuk guxoni të kërkoni gjykimin e tij në Hagë, por bëni gjithçka për ta kufizuar. Pse bëni strucin? Çfarë ju shtyn mos jeni të hapur dhe ta dënoni me gjithë shpirt e zemër masakrën më të madhe që ka njohur Evropa pas Luftës së Dytë Botërore? Ju nuk pranoni ta dënoni. Ju nuk pranoni të dënoni Vuçiqin, i cili është i filmuar duke deklaruar se për çdo serb të vrarë do vriten 100 myslimanë, njëlloj si në rregullin e gestapos. Nga ana tjetër flisni për Ukrainën, por pranoni në Shqipëri xhelatët serbë që ju vijnë nga Beogradi. Keni ju një marrëveshje të fshehtë turizmi për të pranuar vrasësit? Prandaj dhe rezoluta sigurisht për dënimin e gjenocidit serb është domosdoshmëri, por ju e keni me zemër të thyer. /Abcnews.al/