Pak çaste pasi Boris Johnson përfundoi fjalimin e tij, Sekretarja e Jashtme Liz Truss, ka thënë se kryeministri ka marrë vendimin e duhur.
“Kryeministri ka marrë vendimin e duhur”, shkruan ajo në Twitter, shkruan BBC.
“Qeveria nën udhëheqjen e Boris pati shumë arritje – ofrimin e Brexit, vaksinat dhe mbështetjen e Ukrainës. Ne kemi nevojë për qetësi dhe unitet tani dhe për të vazhduar qeverisjen derisa të gjendet një udhëheqës i ri”, është shprehur ajo.