Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të ketë punë me Ukrainën dhe Holandën në Grupin 11-të, në kuadër të “Main Round” apo raundit kryesor, për kualifikim në Botërorin e vitit 2024.
Kosova ishte në vazon e tretë, ndërsa shorti është tërhequr të enjten gjatë ditës në Nyon të Zvicrës.
Në short ishin të pranishme gjithsej 36 skuadra, të cilat u ndanë në 12-të grupe me nga tri ekipe.
Sistemi i ndeshjeve do të jetë vajtje-ardhje.
Fituesit e 12-të grupeve dhe katër skuadrat më të mira të vendeve të dyta do të avancojnë direkt në “Elite Round”.
Tetë ekipet tjera të vendeve të dyta, do të luajnë në plejofin e “Main Roundit”.
Portugalia është fituese në fuqi e Botërorit dhe shpreson ta mbrojë titullin. Spanja është dy herë kampione.
Kosova e siguroi kalimin në “Main Round”, pasi e kaloi raundin preliminar, përkatësisht Grupin C.
Doli në vendin e dytë me gjashtë pikë në tri ndeshje. Armenia ishte lidere me nëntë pikë. Bullgaria e treta grumbulloi tri pikë, kurse Skocia ishte e fundit pa pikë.