Eder Militao dhe Carolina Lima nuk janë më bashkë. Këtë e ka konfirmuar Karolina në rrjetet e saj sociale.
“Dua t’ju qetësoj dhe t’ju them se gjithçka është në rregull, se unë jam shumë e fortë dhe Cecilia (siç vendosën ta quajnë vajzën) është edhe më e fortë.
“Pasi Eder u kthye nga udhëtimi, e kërkova, u përpoqa ta kuptoja, të bëja gjithçka siç duhet dhe të vazhdoja. Por shpejt kuptova që lidhja jonë nuk kishte të ardhme dhe ishte koha për t’i dhënë fund, ishte vendimi më i mirë për momentin.
Mes nesh do të ketë gjithmonë një lidhje, e cila do të jetë Cecilia, e cila do të jetë gjithmonë prioriteti kryesor në jetën tonë. Kjo është ajo që është e rëndësishme, ne duhet të jemi prindër të mirë për të. Jam mirë”, përfundoi ajo.
Në qershor, Carolina u tha ndjekësve të saj se Militao po rrinte “në klubet më të mira në Miami”. Megjithatë, pas kësaj, lojtari shkoi në Brazil për të kaluar disa ditë me familjen dhe miqtë e tij.
Ajo u takua me Neymarin dhe tani është në pritje të një fëmije nga Militao.
Çifti ishte së bashku për pak më shumë se një vit. Bebja Cecilia do të lindë në javët e ardhshme.