Ish-kryeministri japonez më 2019 ishte takuar me Thaçin, këto ishin fjalët e tij për Kosovën

Ish-kryeministri japonez më 2019 ishte takuar me Thaçin, këto ishin fjalët e tij për Kosovën

Ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe, ka vdekur sot në moshën 67-vjeçare pasi u qëllua me armë zjarri gjatë kohës sa po mbante një fjalim.

Për Aben, Kosova nuk ishte vend i panjohur.

Ai më 2019 ishte takuar aso kohë me presidentin Thaçi, teksa kishte folur edhe për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Japonisë.

Abe, siç njoftonte presidenca, thoshte se në 10 vitet e fundit marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Japonisë janë rritur jashtëzakonisht shumë.

“Sot kemi shkëmbyer pikëpamje të ndryshme për të gjetur mënyra për të avancuar këtë bashkëpunim”, thoshte pas takimit të 2019-ës Abe me ish-presidentin Thaçi.

Ai atëbotë fliste edhe për rëndësinë e arritjes të një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe krijimin e parakushteve për të vazhduar ky dialog.

“Japonia është duke promovuar paqen dhe stabilitetin në rajon. Ne mbështesim dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Shpresoj të shoh lidershipin e Presidentit Thaçi për arritjen e këtij progresi në këtë dialog”, shtonte ai.

Related Articles