Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë thirrje për bartje të maskave dhe vaksinim, duke parë rritjen e rasteve me coronavirus ditëve të fundit.
IKSHPK po ashtu bën thirrje për testim për të gjithë ata që kanë simptoma të koronavirusit.
“Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë ata që ende se kanë bërë këtë, kurse të tjerët me dozën e dytë dhe dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19”.
“MSh dhe IKSHPK rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të vaksinohen kundër COVID-19.”