Një shqiptar rreth 20 vjeç ka vdekur në Itali, sa ishte duke punuar në serë në një fermë në Falciano del Massico.
Sipas policisë italiane, 20 vjeçari mund të ketë vdekur për shkak të të nxehtit sa ishte duke punuar në serë, kur u rrëzua përtokë dhe humbi jetën, shkruan casertanews.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë karabinierët e kompanisë Mondragone dhe kanë hapur hetimet e nevojshme për rastin.
Trupi i pajetë i 20-vjeçarit u transferua në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Caserta për hetime të mëtejshme për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes, të cilat do të ishin, të paktën nga konstatimet e para të bëra, të shkaktuara nga një sëmundje natyrale