Shqiptari e qëllon me thikë ish-partneren italiane

Shqiptari e qëllon me thikë ish-partneren italiane

Mediat italiane raportojnë një ngjarje të rëndë, ku një grua është sulmuar me thikë në rrugën La Spezia, nga ish-partneri i saj, një shtetas shqiptar.

Thuhet se ngjarja ndodhi teksa në një autobus, në sy të dhjetërave kalimtarëve.

Gruaja mori plagë të rënda në kokë dhe gjoks,e cila u transportua menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Pas sulmit shqiptari ka tentuar të arratiset, por është arrestuar nga karabinierët, përcjell albinfo.ch. Gruaja italiane ka tentuar të fshihet në një autobus sapo e ka parë ish-partnerin, por ky i fundit e ka ndjekur pas dhe e ka qëlluar me thikë.

Çifti kishte dy fëmijë bashkë, të cilët pas ndarjes jetonin me nënën e tyre.

Related Articles