Ish-kryeministri japonez Shinzo Abe, u vra dje në një atentat teksa ishte duke mbajtur një fjalim elektoral. Policia arrestoi menjëherë në vendngjarje autorin e dyshuar, Tetsuya Yamagami, 41 vjeç.
Yamagami ishte një i vetmuar që nuk përgjigjej kur i flisnin, thanë fqinjët për Reuters.
Ai besonte se Abe po promovonte një organizatë fetare ku ai mendonte se ishte i përfshirë nëna e tij, raportoi agjencia e lajmeve Kyodo, duke cituar autoritetet hetuese.
“Nëna ime ishte e përfshirë në një organizatë fetare dhe e urreja atë,” i tha i dyshuari policisë.
41-vjeçari e vrau ish-ktyeministrin me një armë artizanale që e kishte bërë vetë. Yamagami i bleu pjesët në internet dhe kaloi muaj duke planifikuar sulmin, madje duke shkuar në ngjarjet e fushatës së Abe.
Ai kishte planifikuar një sulm me bombë përpara këtij me armë, sipas transmetuesit publik NHK.