Një grua ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshorti i saj dje në Mitrovicë. Ajo kishte shkuar në shtëpinë e ish-burrit për ta marrë vajzën e saj për ta dërguar tek mjeku.
Në raportin e policisë thuhet se i dyshuari e kishte mbajtur në banesë atë pa dëshirën e saj dhe e kishte maltretuar atë dhe vajzën.
I dyshuari nuk është hasur nga policia, në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe vazhdon të hetohet.