Sot në mesditë në rr. Pejë -Prishtinë afër fshatit Bresje, është shkaktuar nje aksident ne trafik- vetëaksident me dëme materiale dhe lëndime trupore, ku ka qene i perfshirë nje automjet.
Një person është lënduar pas një vetaksidenti në fshatin Bresje, në rrugën Pejë-Prishtinë.
Lajmin për Gazeten Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha i cili bëri të ditur se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.
“Kërkojmë nga drejtuesit e automjeteve të jenë të kujdesshëm, të respektojnë shenjat e kufizimit të shpejtësisë në rrugë, të shmangin përdorimin e telefonave celular dhe mos të drejtojnë automjetin kur janë të lodhur apo në ndikim të alkoolit sepse vetëm në këtë mënyrë mund të shmangen rastet e tilla të aksidenteve që shpesh po përfundojnë me pasoja të rënda”, tha Hoxha.