Plagosen 4 karabinierë pasi ju vunë pas dy “hajdutëve” shqiptarë në Itali

Plagosen 4 karabinierë pasi ju vunë pas dy “hajdutëve” shqiptarë në Itali

Iu vunë nga pas dy hajdutëve shqiptarë, plagosen katër karabinierë.

Ngjarja ndodhi në fshatin Montemurlo në Itali. Dy të dyshuarit janë shqiptarë të moshës 26 dhe 34 vjeç, të papunë dhe pa leje qëndrimi, të cilët prej disa kohësh janë përndjekur nga policia.


Sipas mediave vendase, pasi kanë vërejtur makinat e policisë hajdutët kanë përplasur njërën prej tyre, ku njëri prej shqiptarëve ka mbetur i plagosur në aksident, duke e goditur me kokë xhamin e përparmë. Ndjekja vazhdoi në këmbë ku me të mbërritur policia, du shqiptarët reaguan dhunshëm dhe sulmuan oficerët, duke plagosur katër prej tyre.

Një nga karabinierët raportoi për një frakturë të mundshme në gjoks dhe mori një prognozë prej 20 ditësh, ndërsa një koleg i tij u godit me grusht në fytyrë, me ënjtje të syrit dhe do të duhet të qëndrojë pa lëvizur për dhjetë ditë.


Hajdutët ishin prej kohësh nën vëzhgimin e policisë pasi kishte disa kohë që e mbante nën ruajtje makinën e tyre, një Toyota Yaris e regjistruar në emër të një moldavi të pagjurmueshëm, që rezultonte pronar i 124 makinave.


Të dy shqiptarët kishin tentuar të futeshin vjedhurazi në shtëpinë e një punonjësi të një ferme mbrëmjen e së enjtes së kaluar, në orën 23:30, por alarmi i largoi ata.

Më vonë, ata hynë me sukses në shtëpinë e një mjeshtri, duke vjedhur 100 euro para në dorë dhe xhevahire me vlerë gjithsej 1500 euro.35-vjeçari ndodhet tashmë në burg, i dënuar me 11 muaj e 26 ditë për vjedhjet e kryera në vitin 2017 dhe të tjera të kryera në Fushën e Firences në vitin 2014.

Related Articles