Gjykata ka lënë në burg 58-vjeçarin Andrea Stasën, autorin e vrasjes së Dhimitër Stasës, të atin e tij 84 vjeç, 4 ditë më parë.
Gjykata nën drejtimin e gjyqtares Miranda Nakaj ka lënë në fuqi kërkesën e prokurores së çështjes Merita Selimi për “arrest në burg” të Andrea Stasa. Në sallën e gjyqit, autori nuk ka ka treguar pendesë dhe shenja të mira të shëndetit mendor.
Ndërkaq, burime për Abc bënë me dije se Andrea Stasa në momentin që ka vrarë babain e tij 85-vjeçar ka qenë në gjendje të dehur.
Shkak i zënkës dyshohet të ketë qenë gjendja e dehur e djalit, i cili nuk i ka pranuar kritikat e babait dhe e ka qëlluar me grushte e shkelma deri sa i ka marrë jetën. 58-vjeçari Stasa rezulton person me precedentë të mëparshëm penal, pasi ka kryer 13 vite burg. /abcnews.al/