Formula 1 po zhvillon Çmimin e Madh të Austrisë, e cila shkoi mjaft mirë për Ferrarin, duke dominuar pjesën më të madhe të saj.
Por në xhiron e 57, piloti spanjoll i Ferarit, Karlos Sainz, pati disa probleme në makinën e tij, gjë që bëri të dilte nga pista.
Më pas makina e spanjollit filloi të merrte flakë, me pilotin që arriti të dilte në kohë dhe me ndihmën e komisarëve të pistës.
Sainz ishte shumë pranë për të parakaluar Vershtapen për të udhëhequr të sigurt me Leklerk në dy vendet e para, por kjo ngjarje duket se i prishi festën e parakohshme të “Kokkuqes”.