Sulmuesi i Realit, Eden Hazard i ka kërkuar falje tifozëve madrilen. Pas ndeshjes së gjysmëfinales që përfundoi me rezultatin 2:0 në të mirë të Chelseas, Hazard bëri një veprim që irritoi tifozët e Madridit.
Ai u pa duke qeshur nën shoqërinë e futbollistëve londineze, pasi më parë ishte pjesë e tyre. Por, pas kësaj Hazard ka kërkuar falje.
“Më falni. Kam lexuar shumë opinione për mua sot dhe nuk ishte qëllimi im të fyej tifozët e Real Madridit. Ka qenë gjithmonë një ëndërr për mua të luaj për Realin dhe kam ardhur këtu të fitoj. Sezoni nuk ka përfunduar dhe tani bashkë.