Numri i të vdekurve nga një sulm me raketa ruse që goditi një bllok apartamentesh në Ukrainën lindore gjatë fundjavës u rrit në 18 mëngjesin e sotëm.
Shërbimet e urgjencës thanë se ekipet e shpëtimit ende po përpiqen t’i nxjerrin të mbijetuarit nga rrënoja.
Ekipet e shpëtimit ishin në kontakt zanor me dy persona të bllokuar në rrënojat e bllokut pesë-katësh në qytetin Chasiv Yar në rajonin e Donetsk që u godit vonë të shtunën.