Në Zupç të Zubin Potokut, policia ka ndaluar kontrabandimin e disa tapetave të murit, që i dyshuari po i transportonte përmes një kombi-bus.
“Policia kufitare e Kosovës vazhdon me angazhime për parandalimin e kontrabandimit me mallra. Më 10.07.2022, rreth orës 20:15, Policia kufitare e Kosovës gjatë një pike kontrolli në Zupç kanë hasur në një automjet kombi VW transporter, ngjyrë e bardhë, me targa vendore, ku pas kontrollit në automjet janë gjetur rreth 16 thasë të mëdhenj me tapeta muri të ndryshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas policisë, për këtë mall të transportuar i dyshuari nuk posedonte asnjë dokument.
“Janë njoftuar njësitet relevante policore dhe malli është konfiskuar nga Dogana e Kosovës për procedura të mëtejme”.