Deputetja e Kosovës nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka folur sot në 27-vjetorin e Masakrës së Srebrenicës në Bosnjë dhe Hercegovinë ku ka thënë që ballafaqimi me këtë tragjedi e bën popullin e saj më të fortë për të vazhduar tutje dhe për ta parandaluar përsëritjen e saj.
“Kur je në gjendje për me pranu se diçka ka ndodh në këtë moment ti mundesh me gjet edhe fuqinë për me vazhdu ma tutje edhe me bë çdo gjë të nevojshme për me ndalu përsëritjen e gjësë së njëjtë”, ka thënë Balje në Edicionin Special të Klan Kosovës.
Balje është optimiste që Serbia do ta pranojë krimin e saj pavarësisht se sa e vërteta mund të vonohet.
“Unë mendoj se do të vijë dita kur ana që ka bërë gjenocid duhet me u ulë me Bosnën edhe me e pranu këtë sepse është shumë e rëndësishme me u pranu e vërteta”.
“E vërteta ndoshta vonohet por do të vijë dita kur shteti që ka bërë gjenocid duhet ta pranojë që ka bërë diçka shumë të keqe”.