Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka komentuar vizitën e gjatë të kryeministrit Albin Kurti në Greqi.
Hoxha përmes një postimi në Facebook i ka dhënë një propozim kryeministrit Kurti.
“I kisha propozu kryeministrit KURTI le të punësohet në Universitet e pastaj le të ligjëriojë sa të dojë e ku të dojë. Edhe kënaqet ai edhe jeton në plotni me dëshirën me kallxu se sa i lexueshëm është për bojlera, spojlera e të tjera”, shkruan ajo.
Tutje ajo ka shtuar se Kurti nuk e ka hallin e menaxhimit të vendit.
“Po besoj i’a kish i’a hajrin ndoshta dikush. Se dertin e menaxhimit të vendit e edhe vendimarrjes për te nuk e ka. Qe 1 javë në Greqi për me ligjëru… GIVE ME A BREAK”, shtoi ajo.