Mesditën e sotme, një zjarr i madh ka dalë jashtë kontrollit në ish-fabrikën e qelqit në Kavajë.
Një person ka dashur të ndjekë ca mbeturina dhe zjarri ka marrë përmasa të mëdha. Ndërkohë rrezikohen shtëpitë që janë afër.
Në vendngjarje kanë ardhur dy zjarrfikëset e Kavajës për shuarjen e zjarrit, por është e pamundur dhe pritet të vijnë dhe dy zjarrfikëset e Rrogozhinës për ndihmë.
Në shuarjen e zjarrit po ndihmojnë edhe punonjësit Policisë së Shtetit. /Euronews Albania/