Ankohen ndërkombëtarët në Kosovë: Trotinetët elektrik në shesh lëvizin deri në 30 km/h

Ankohen ndërkombëtarët në Kosovë: Trotinetët elektrik në shesh lëvizin deri në 30 km/h

Trotinetët elektrikë kanë filluar të bëhen pengesë për këmbësorët në Prishtinë.

Edhe pse Komuna e Prishtinës ka vendosur rregulla strikte për vozitjen e trotinetëve, shumë prej tyre shihen duke qarkulluar në shesin e Prishtinës në mes të këmbësorëve me shpejtësi maksimale deri në 30 km/h.

Kjo si duket ju ka rënë në sy edhe ndërkombëtarëve që jetojnë dhe veprojnë në kryeqytetin e Kosovës, të cilët kanë reaguar në forma të ndryshme.

Një qytetar i huaj ka postuar në Twitter një foto tek sheshi “Zahir Pajaziti”, duke thënë se trotinetët elektrikë po vazhdojnë të qarkullojnë mes turmës së këmbësorëve në shesh me shpejtësi deri në 20-30 kilometra në orë.

Ai ka kërkuar edhe reagimin e Komunës së Prishtinës.

“Trotinetët elektrikë po qarkullojnë nëpër zonën e mbushur me këmbësorë në shesh me 20-30 km/orë, disa të drejtuara nga adoleshentë. Kur do ta rregullojë Prishtina këtë rrezik?”, ka pyetur ai.

Një tjetër qytetar i huaj ka komentuar në të njëjtin postim duke thënë se i ka parë dhe mendon se ato merren me qira diku në shesh.

“I kam parë edhe unë. Duket se ato merren me qira diku në shes? Sepse kam parë disa prej tyre, të gjithë të njëjtë. Supozoj se ky fenomen është i ndryshëm nga trotinetët elektrikë ‘të përditshëm’ që përdorin qytetarët për të shkuar në punë etj.”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se së fundmi në media është raportuar edhe për disa aksidente me trotinetët elektrikë, drejtuesit e të cilëve janë detyruar të marrin trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve. 

Related Articles