Profesori i astronomisë, Milaim Rushiti ka folur në lidhje me fotografitë e mahnitshme që ka publikuar NASA.
Rushiti tregoi se çfarë përmbajnë këto fotografi.
“Faktikisht ato çka janë më të mëdha janë galaktika, jo vetëm yjet, ato çka janë më afër si drita të bardha, këto paraqesin yjet e sistemit të galaktikës sonë. Ndërsa ato që janë më larg dhe të kuqe janë ato të cilat që paraqesin galaktikat që janë më larg”, është shprehur Rushiti.
“Ato galaktika që janë pesë të grumbulluara njëra afër tjetrës, kur ne e dimë që ato janë miliona dritë larg njëra-tjetrës, por teleskopi James Web e bën të mundshëm, që të kap një pjesë të universit dhe t’i afrojë në një fotografi të vetme katër apo pesë galaktika në një imazh të vetëm”, shtoi ai.