Rama sot udhëton drejt Brukselit, takohet me Stoltenbergun

Rama sot udhëton drejt Brukselit, takohet me Stoltenbergun

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të shkojë sot në selinë e NATO-s në Bruksel.

Rama do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të aleancës veriatlantike Jens Stoltenberg, derisa pas takimit të tyre është paralajmëruar edhe një konferencë e përbashkët për media.

Kryeministri shqiptar dhe shefi i NATO-s do të diskutojnë, përveç situatës së krijuar nga agresioni rus në Ukrainë, edhe për bazën e re të aleancës veriatlantike në Shqipëri.

Edi Rama e ka paralajmëruar më herët vizitën e tij në Bruksel, derisa kishte thënë se në kryeqendrën evropiane do të diskutohet për propozimin e qeverisë shqiptare për krijimin e një baze ushtarake të NATO-s në portin e ri të Durrësit, në Porto Romano. /Gazeta Enigma/

Related Articles