Conte kërkon që t’i sjellë trofe Tottenhamit në sezonin e ri

Conte kërkon që t’i sjellë trofe Tottenhamit në sezonin e ri


Antonio Conte dëshiron që Tottenham Hotspur të konkurrojë për katër trofe në sezonin 2022/2023, mirëpo e ka bërë të qartë se duhen transferime të reja që kjo të ndodhë.

Spursat kanë bërë pesë nënshkrime të reja deri më tani për përforcimin e skuadrës para rikthimit në Ligën e Kampionëve.

Klubi anglez e ka transferuar Richarlisonin (Everton), Yves Bissouma (Brighton), Clement Lenglet (huazim nga Barcelona) dhe Ivan Perisic e Fraser Forster si lojtarë të lirë.

Edhe pse është i kënaqur për transferimet e reja, Conte dëshiron akoma lojtarë të rinj, në mënyrë që të konkurrojë për trofe në sezonin e ardhshëm.

(Foto: Instagram/antonioconte)

“Plani ynë ishte shumë i qartë për pozitat që kishim nevojë të përmirësoheshim. Ia arritëm, klubi u angazhua shumë mirë në këtë afat kalimtar…”.

“Ishte gjë e mirë transferimi i shpejtë i pesë lojtarëve. Dhe tash do të shohim. Gjithmonë duam ta përforcojmë skuadrën nëse ekziston mundësia”.

“Duam të përforcohemi numerikisht, sepse është vështirë të luash në katër gara. Nevojitet skuadër shumë e mirë, numerike dhe cilësore. Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Në muajt në vijim, nëse ekziston mundësia ta përforcojmë skuadrën, do ta bëjmë”, u ka thënë strategu italian gazetarëve. 

Related Articles