Avokati i Veselit – Prokurorisë: S’i ka lëshuar dokumentet e ardhura nga jashtë Kosovës e Serbisë

Avokati i Veselit – Prokurorisë: S’i ka lëshuar dokumentet e ardhura nga jashtë Kosovës e Serbisë

Avokati i Kadri Veselit në Hagë, Ben Emmerson, ka thënë në seancën e sotme për ecurinë e çështjes në Speciale se Prokuroria e Specializuar nuk po e kryen punën e vet në nxjerrjen e materialeve.

Ai ka thënë se Prokuroria ka shkaktuar paqartësi në nxjerrjen e materialeve duke i përzier ato.

Kjo për faktin se sipas Emmerson, Prokuroria ka përfshirë materiale të rregullës 103, në nxjerrjen e materialeve të rregullës 107.

“Ne kemi përpara afatin e dorëzimit  të dosjeve paraprake dhe kemi ndërmend që ky afat të mbetet i pandryshuar. Ësht pika që ndikon në zhvillimin e mëtejshëm të procedurave. Nuk duam që të kërkohet zgjatja e afatit sepse Prokuroria nuk i ka përmbushur detyrimet e veta të nxjerrjes së materialeve. Ajo që është një problem akut për nxjerrjen e materialeve të rregullës 107 është se mund të jenë përfshirë materiale që mund të jenë të rëndësisë së konsiderueshme për Trupin Gjykues që do të caktohet në këtë çështje. Materiale prej burimeve të pavarura, që janë jashtë dy protagonistëve kryesor”, tha ai

Ai ka thënë se materialet që duhet të nxirren janë të rëndësishme sepse vijnë nga jashtë Kosovës e Serbisë.

Emmerson shton se dokumentet në fjalë janë nga agjenci qeveritare dhe ndërqeveritare.

“Ne kemi bërë një parashtrim në lidhje me nevojën e identifikimit se cilat provat janë nga burimet e korruptuara dhe të dyshimta. Pra, ky është qëndrimi jonë sa i përket palëve në konflikt. Këto materiale janë të rëndësishme sepse janë nga palë që nuk kanë qenë të përfshira në konflikt. Sasia e materialeve për të cilat ende nuk është marrë autorizim dhe s’janë lëshuar, është 400 dokumente. Ne e kemi të qartë se çfarë ndikimi ky lloj dokumentacioni mund të ketë. Dokumentacion nga burime qeveritare apo ndërqeveritare dhe që mund t’i jep njëfar forme çështjes. Shihet më së miri me materialin e rregullës 107 dhe materiale kyqe nuk i janë nxjerrë mbrojtjes. Kjo mund të zgjidhet duke përmendur edhe pasojat që mund të ketë për dorëzimin e dosjes paraprake. Nëse bëhet kjo në fillim të tetorit, mbrojtja do të jetë e dëmtuar nga vet fakti që Prokuroria s’do mund t’i përmbush detyrimet e nxjerrjes. S’mund të ndodhemi në një situatë kur mbrojtja do të bëj kërkesë për afatin e pandryshuar”, tha Emmerson.

Ai thotë se Prokuroria duhet të përcaktohet nëse materialet janë fajësuese apo shfajësuese.

“Do të ishte thelbësore që të dihet si moment i fundit, në qoftë se Prokuroria mendon që pjesa më e madhe e këtyre materialeve është fajësues apo shfajësues në mënyrë që kjo të mos ketë ndikim në dosjen paraprake”, tha në fund avokati britanik i Veselit. 

Related Articles