Vdes pasi piu për dy minuta një shishe plotë me Jagermeister

Vdes pasi piu për dy minuta një shishe plotë me Jagermeister

Një burrë nga Afrika e Jugut vdiq të martën pasi dyshohet se piu një shishe të tërë Jagermeister për dy minuta si pjesë e një sfide.

Burri, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, kishte konkurruar kundër klientëve të tjerë në një dyqan pijesh alkoolike në fshatin Mashamba, ku fituesit do t’i takonin rreth 12 dollarë.

“Njëri prej tyre u rrëzua menjëherë dhe u dërgua në klinikën lokale, ku u vërtetua se kishte vdekur”, u tha gazetarëve zëdhënësi i policisë Waterval, Brig Motlafela Mojapelo.

Pamjet e burrit që pinë shishen në “garën vdekjeprurëse” të pijes u publikuan në Twitter, ku kishte grumbulluar gati 9,000 shikime që nga mëngjesi i së mërkurës, raporton nypost.

Në video, ai shihej se si inkurajohej prej klientëve të tjerë që ta mbaronte alkoolin.

“Pjesa më e keqe e të gjithave… është se, kjo nuk është aspak qesharake… ishte një lojë që doli e gabuar nga të gjitha drejtimet”, komentoi një përdorues. Një përdorues tjetër tha se burri “pagoi me jetën e tij”.

Policia tha se ka nisur hetimet për vdekjen e tij. Është e paqartë nëse do të ngrihet ndonjë akuzë kundër pronarëve të dyqaneve të pijeve.

Related Articles