Përfshihet nga zjarri një pompë e derivateve në Mramor

Një pompë e derivateve në fshatin Mramor të Komunës së Prishtinës është përfshirë nga zjarri.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 04:00.

Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 04:00 e kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një pompë derivatesh në fshatin Mramor”, tha zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe se zjarri është lokalizuar.

“Zjarri është lokalizuar nuk raportohet për persona të lënduar”.

Related Articles