Maria Zakharova, ka reaguar ndaj deklaratës së shefes së diplomacisë britanike, Liz Truss

Maria Zakharova, ka reaguar ndaj deklaratës së shefes së diplomacisë britanike, Liz Truss

Zëdhënëseja e Kremlinit, Maria Zakharova, ka reaguar ndaj deklaratës së shefes së diplomacisë britanike, Liz Truss, për ndikimin e dëmshëm të Rusisë në Ballkan.

Ajo, duke ripërseritur propagandën tashmë të gërditshme të Moskës, tha se “ koalicioni perëndimor, së bashku me Londrën, kanë bërë tregti organesh dhe kontrabandë armësh në Kosovë në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar”.

“Gjatë vizitës së saj në Ballkan, Liz Truss u bëri thirrje qytetarëve të Bosnje dhe Hercegovinës që të mos i besojnë Rusisë, e cila sipas saj ka një ndikim katastrofik në atë rajon. Disi e çuditshme të flitet për ndikimin shkatërrues dhe joparimor të NATO-s në Ballkan, por gjithsesi ju kujtoj: Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut bombardoi Jugosllavinë në vitin 1999 duke përdorur uranium të varfëruar”, tha Zakharova në Telegram.

Related Articles